Pala tjetër e domosdoshme

[Recension: “Nikolova: Do ta padis KSHZ për shkurtimin e të drejtave të njeriut”]

“Lajmi përbëhet nga të gjitha palët”, është rregulli bazë i gazetarisë profesionale. Gazetari për të mos përfunduar si i njëanshëm duke favorizuar vetëm njërën palë, me doemos duhet të kërkoj qëndrim edhe nga pala tjetër. Vetëm një lajm që pasqyron të dy palët, informon publikun.

Nikolova  Do ta padis KSHZ për shkurtimin e të drejtave të njeriut screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Nikolova: Do ta padis KSHZ për shkurtimin e të drejtave të njeriut”

Data dhe koha e publikimit: 07.10.2015

Data e recensionit: 08.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në rastin konkret, në lajmin që po recensojmë, edhepse flitet për Komisionin Shtetëror Zgjedhir, nuk është kërkuar prononcim nga ky institucion. Kjo bën që publiku mos të informohet drejt dhe objektivisht për ndalesën që KSHZ-ja u bën të burgosurve për të nënshkruar peticionin për ndryshime në Ligjin për amnisti.

Meri Nikolova, iniciatore për ndryshimin e Ligjit për amnisti, paralajmëron se shumë shpejtë do ta padisë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për shkurtimin e të drejtës së të burgosurve për të nënshkruar në iniciativat qytetare. Ajo vlerëson se për secilën iniciativë qytetare do të duhej që të mblidheshin nënshkrime në 80 komuna, ashtu si për zgjedhjet parlamentare, e jo vetëm në 33 komuna.

Opinioni nuk e di nëse të burgosurit kanë ose jo të drejtë të marrin pjesë në peticionin për ndryshime ligjore. Gazetari profesionist duhet që në artikullin e tij të shtoj edhe rregulloren e cila i garanton ose jo të dënuarve nënshkrimin e nismës për ndryshime ligjore në Ligjin për amnisti.

“Do ta padis KSHZ-në për shkurtimin e të drejtave të njeriut. Secili i burgosur ka të drejt që si qytetar ta jap nënshkrimin e tij për iniciativën qytetare. KSHZ formalisht është përgjigjur pozitivisht në kërkesën tonë, por nuk sqaruan se pse në praktikë nuk ka mënyra se si t`i transportojnë të burgosurit deri te komunat amë për t`u nënshkruar. Në këtë mënyrë ne humbasim 6.000 nënshkrime”, deklaroi Nikolova.

Sfondi ka rëndësi të veçantë. Lexuesi i cili për të parën herë “informohet” rreth kësaj çështje, duhet të din edhe zhvillimet kronologjike të nismës për ndryshime ligjore. Publiku duhet kujtuar se nisma për ndryshime ligjore në ligjin për amnisti (ligj ky i cili liron nga masa e dënimit të mbetur, të burgosurit të cilëve i ka mbetur edhe 40% e dënimit për ta mbajtur), erdhi pas denoncimit dhe rebelimit të të burgosurve në 7 burgje të Maqedonisë, për shkak të kushteve jo të përshtatshme nëpër burgje.

Gjithashtu gazetari është dashur të informoj edhe për protestat e familjeve të të burgosurve.

Si duket, këto informacione që i mungojnë lajmit dhe që do të duhej patjetër t’i kishte, e bëjnë atë të mangët dhe të pakuptueshëm, ndoshta për një pjesë të madhe të lexuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button