Kuvendi sot do ta vazhdojë debatin për rritjen e pagës minimale

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin rreth Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagë minimale në lexim të parë, i parashtruar nga deputetët  opozitar.

Me këtë ligj propozohet ngritja e pagës neto minimale, të jetë 11 mijë denarë dhe të vlejë për të gjitha sektorët, si dhe të formohet fond për mbështetjen e standardit të jetesës të të punësuarve.

Në rend dite të seancës së 67-të janë edhe Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për buxhetet në lexim të parë dhe Informata rreth problemit me shpërngulje gjithnjë e më të madhe, veçanërisht të të rinjve nga Republika e Maqedonisë, të parashtruara nga opozita.

Deputetët duhet ta shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për kryerjen e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, me procedurë të shkurtë, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button