Kaosi institucional, produkt i keqqeverisjes shtatëvjeçare !

Përgjatë këtyre 11 muajve të qeverisjes Mustafa-Thaçi 3, sa herë që e kemi thënë të vërtetën po aq herë jemi keqkuptuar nga një pjesë e opinionit publik. Sa herë që kemi thënë të vërtetën për Isa Mustafën-kryeministër kukull në qeverinë e Kosovës, po aq herë jemi keqkuptuar nga sejmenët e tij,…për sa herë kemi thënë se Isa Mustafa është kryeministër i Facebook-ut, po ashtu jemi keqkuptuar nga mbështetësit e tij verbal.

Mirëpo, postimi i fundit i datës 07.10.2015 i Isa Mustafës në Facebook i vërtetoi të gjitha; e vërtetoi servilitetin, paaftësinë, debolencën, injorancën, urrejtjen,…e mbi të gjitha e vërtetoi paaftësinë e tij qeverisëse me institucionet e vendit!

Për hir të asaj pjese të opinionit publik që nuk kanë qasje në rrjetet sociale, po e publikoj të plotë reagimin e plotë në Facebook të kryeministrit kukull, po citoj;

“Te nderuar veprimtarë të VV dhe përkrahës nga AAK dhe Nisma

Unë ju ftoj ta sulmoni Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me vezë me gurë, me yje te metaltë, me plumba, me çfarë të doni! Mund ta dëmtoni, mund ta verbëroni, mundeni edhe t’ia merrni jetën. Ju siguroj se Gjykatat tona nuk do tu dënojnë, ato e kanë ulë çmimin e jetës dhe sigurisë së Kryeministrit. Sepse, ato janë aleatë tuaj. Çmimi më i lartë që do të paguani për jetën e Kryeministrit është 150 euro. Aq më tepër ky çmim është në veresi. Sepse Gjykata ju pret, kurse ju mund të ankoheni. Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë!.  Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës”

E kemi ditur për qytetarët e vendit që e kanë humbur besimin në institucione dhe sistemin e drejtësisë, por deri me sot nuk e kemi pasur të qartë, se edhe kryeministri i vendit nuk i beson një institucioni që e vet e “kontrollon”!

A ka ku shkon më keq se kështu, kur kryeministri i një vendi e humbë besimin në institucionet shtetit që e drejton !

Kjo është fytyra e kryeministrit, është fytyra e shtetit, fytyra e vërtetë e uzurpatorëve që kanë kapur drejtësinë për fyti !

Shteti dikujt mund ti duket si nocion abstrakt, por në fakt nuk është krejtësisht ashtu. Në realitet shteti është pasqyrë e të gjithë qytetarëve të saj, e pozitës dhe opozitës në kuvend.

Thënë ndryshe, secili prej nesh jemi pjesë përbërëse e shtetit, ndërsa pjesa ekzekutive, legjislative dhe ajo e sigurisë janë fytyra e vërtetë e shtetit.

Kosovës, si një vend i ri që është i duhet një imazh tjetër nga ky i sotmi.

Imazhi negativ i Kosovës sot nuk është fytyra e qytetarëve të saj.

Shpërndarja e përgjegjësisë nga ana e pushtetarëve është mjegullim i fajësisë  është tendencë për ikje nga përgjegjësia,…

Ndodhë kështu, pasi drejtuesve të shtetit ju mungon përgjegjësia morale në radhë të parë dhe llogaridhënia para qytetarëve të saj. Ata sillen me popullin sikur të ishin të dërguarit e Perëndisë, ndjehen të pa prekshëm nga ligji, sepse ligjet e drejtësia janë në dorën e tyre.

Pushtetarët dhe të “fortit” e politikës sillen si ua ka ëndja, (kemi “X” raste, kur djemtë e politikanëve  kanë sfiduar organet e rendit), madje edhe familjarët e tyre sillen si “kauboj” të armatosur rrugëve dhe shesheve të Kosovës, përderisa policia vendore nuk e ka guximin e ballafaqimit më ta!

Me këtë nivel (të ulët) të qeverisjes së vendit kush e di edhe për sa kohë do të qëndrojnë në vendin organet e drejtësisë ndërkombëtare (EULEX-i, Gjykatat Speciale).

Prezenca e KFOR-it, (element i sigurisë), EULEX-it (element i drejtësisë), përfaqësuesit special të kombeve të bashkuara (Samuel Zhbogar), heshtja dhe indiferenca e popullatës karshi keq-qeverisjes më vendin e bënë shtetin e Kosovës, një shtet në “inkubator”, pa qenë në gjendje të lëvizi më këmbët e veta drejtë ecjes dhe zhvillimit normal siç i ka hije një vendi të lirë dhe demokratik.

Imazhin e Kosovës e njollosi kjo klasë e papërgjegjshme politike, kaosin politik e shkaktoi keqqeverisja shtatëvjeçare.

Populli, prapë vazhdon të heshtë !!!

Lajme të ngjashme

Back to top button