Historia rrënqethëse e nënës Ajshe

Erë e ftohtë e natës që hyn nga të gjitha anët, e që arrin deri në eshtra. Ca krevatë, karrike, mbi to një plasmas. Kjo mund të quhet shtëpia e nënës Ajshe, e cila jeton në lagjen Shutkë të Shkupit. Kjo është historia rrëqethëse e saj, pa asnjë kusht elementar për jetë normale, raporton Televizioni Era.

Ajo tashmë tre muaj zvarrit kohën në këtë gjendje, duke u gdhirë e ngrysur në të ftohtë, me shpresë se dikush do ta ndihmojë. Nuk është larg as dimri. Në çdo anë ku të hedhësh sytë nuk mund të shohësh gjë tjetër veçse mjerimin në të cilin është detyruar të jetojë. Në vend të bukës, barku i kësaj nëne mbushet me frikë e dhembje.

Ajo rrëfen ajo se ka jetuar me qira, por gjendja e vështirë financiare ka pamundësuar që ta paguaj atë. Sikur të mos mjaftonte kjo, asaj ia kanë vjedhur edhe disa orendi të cilat i ka shfrytëzuar më parë në shtëpinë ku banonte.

Varfëria absolute nuk është e vetmja padrejtësi e jetës ndaj saj. Djali më i vogël i saj, rreth të njëzetave është i shtrirë në spital, për të cilin kujdeset vëllai më i madh. Ndihma sociale prej 1200 denarësh është e vetmja e ardhur e kësaj gruaje. Nëna Ajshe kërkon ndihmë prej njerëzve të vullnetit të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button