Mendoj Kuq e Zi

Sonte çdo shqiptar ka një ëndërr, atë të fitores. Nuk mendojmë për  fitore politike, por atë të sportit për të shkruar një flet historie. Andaj, sonte të gjithë së bashku të përkrahim djelmoshat e kombëtares, me ju dhënë shpirt që në fushë të demonstrojnë lojë dinjitoze. Të gjithë së bashku të luftojmë çdo përpjekje për të prish imazhin e Shqipërisë, të shqiptarëve dhe të sportit.

Ata që mendojnë të nënçmojnë kundërshtarin (Serbin) në mënyra të ndrysme le të dinë se i bëjnë dëm vetes dhe kombëtares. Andaj, lutemi për qetësi dhe respekt ndaj vetes, kombëtares edhe të kundërshtarit. Për një çast të harrojmë frymën e politikës dhe ti japim shans sportit të dominoj në këtë hapësire. Besoj se nuk do jemi të zhgënjyer, ngase të përzgjedhurit e kombëtares janë ata që zemrat tona do i mbushin me gëzim, që në fushë do të demonstrojnë lojë fituese.

Në të kundërtën, çdo prishje e rendit dhe qetësisë, çdo sharje dhe ofendim në baza nacionale të kundërshtarit do të jetë një atentat kundër ndërgjegjes sonë kombëtare. Mos të tolerojmë që gëzimi të na shndërrohet në hidhërim. Jam me kombëtaren, e përkrahi edhe në fitore edhe kur humbë, se ashtu e ka sporti.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button