Rama takon studentët serbë: Sot ka rëndësi të fitojë imazhi i Shqipërisë, mikpritja

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritu në një takim mëngjesin e sotëm një përfaqësi të studentëve serbë që do të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena. Rama falendroi studentët serbë që u bën pjesë e kësaj nisme historike të firmosur mes dy kryeministrave, ndërsa u shpreh se shpreson që kjo ndeshje të jetë një arsye më tepër për bashkëpunim mes dy vendeve.

Edhe pse shprehu dëshirën që skuadra shqiptare të dalë fituese nga kjo ndeshje, Rama theksoi se me rëndësi është që në fund të kësaj ndeshjeje të fitojë qytetaria, imazhi i Shqipërisë, tradita e respektit dhe mikpritjes jo vetëm për mikun, po edhe kundërshtarin.

“Nuk e fshehin se është një ndeshje me shumë emocion, por ju e dini që sa herë ka ndeshje mes komshinjve ata mundohen t’u nxjerrin edhe sytë njëri-tjetrit. Është me një rëndësi shumë të madhe që Shqipërua të fitojë. Por më shumë rëndësi ka që  të fitojë qytetërimin, që ne së bashku përfaqësojmë dhe duam të mishërojmë sot në Ballkan. Me rëndësi që të fitojë mbi të gjitha imazhi i Shqipërisë, tradita e respektit dhe mikpritjes jo vetëm për mikun po edhe kundërshtarin. Ne nuk jemi më armiq, përkundrazi  në fushën e futbollit jemi kundërshtarë, ndërsa në jetë duam të jemi miq shumë të mirë. Më vjen keq që dje një djalë 14-15 vjeç hodhi një gur në autobusin e skuadrës serbe. Kjo tregon sa shumë ka ende për bërë”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button