Mehmeti: Nuk kemi pas informatë për ligjin e “bombave”

Për propozim ligjin e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për t’i ndaluar publikimet e “bombave” të Zoran Zevit, ku ishin të përfshirë shumë emra të po kësaj garniture qeverisëse në lidhje me krim të organizuar dhe korrupsion, nuk kanë qenë të njoftuar as vet deputetët e BDI-së, njofton Portalb.

Deputetje Ermira Mehmeti që njihet si deputetja më e zëshme kundër qeverisjes së Nikolla Gruevskit për Portalb vërteton se nuk ka qenë e njoftuar për këtë ligj.

“Nuk kemi pas informatë që një ligj i tillë do të sillet në parlament, nuk kam tjetër koment”, tha për Portalb Mehmeti.

Dje Talat Xhaferi dhe kolegu i tij nga VMRO-DPMNE kanë tërhequr propozim ligjin ku kërkonin që të ndalohet publikimi i “bombave”.

Redaksia jonë ka tentuar ta marr për sqarim deputetin Talat Xhaferi, por ky i fundit ka qenë i pakapshëm.

Sipas burimeve të Plusinfos, ambasadori i SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, nuk kanë qenë të njoftuar me idenë e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të propozohet ligji për censurim të “bombave”. Nga ata thonë që sipas disa burimeve që i kanë siguruar, Gruevski ka lëshuar pe sepse nëse Zaev nuk fiton vërtetim që do të tërhiqet ligji, ai nesër do t’i publikojë të gjitha “bombat” e mbetura./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button