Arrestohet personi i dyshuar që ishte paguar ta vriste Mimoza Kusarin

Është arrestuar personi i dyshuar në tentim vrasjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaLive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha por pa dhënë shumë detaje.

“Në këtë momente vetëm mund të konfirmojë se një person është arrestuar dhe këto janë detajet që mund të japin tash për tash”, ka thënë shkurt Hoxha.

Rikujtojmë se ditë më parë, gjatë mbledhjes së Asamblesë komunale, kryetarja e Gjakovës, Mimoza  Kusari – Lila ka thënë se ajo është kërcënuar me ekzekutim fizik, madje për ta kryer këtë ekzekutim, dikush  është paguar financiarisht.

“Po e them publikisht se kam mbrojte të afërt për shkak se është paguar dikush që të më ekzekutoj fizikisht. Ky nuk është informacion që ka dalur prej koluareve as prej odave, por është informacion që policia e Shqipërisë ia ka komentuar policisë së Kosovës dhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës ka ardhur urdhëresa për mbrojtjen time të afërt”, pati deklaruar kryetarja e Gjakovës.

Ajo kishte thënë se personi i paguar është nga Shqipëria, ndërsa gjersa kishte shtuar se pazari dhe biseda për ekzekutimin e saj është bërë në Gjakovë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button