Aksioni policorë: Arrestohen 8 persona

(E plotësuar, 11:40)  Sipas informacioneve nga MPB janë arrestuar 8 persona për të cilët është përgatitur denoncime penale për shumë vepra penale.

Aksioni po zhvillohet në disa lokacione të Kumanovës dhe Shkupit.

“Disa nga të arresuarit janë dorëzuar në gjyq”, sqarojnë nga shërbimi informative në MPB.

……………………………………………………………………………………………………………….

Në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një aksion policor në fshatin Haraçinë.

Në prononcim për Portalb, Ivo Kotevski, zëdhënësi i Ministrisë për punë të brendshme ka vërtetuar informacionin dhe ka thënë se më shumë detaje do të jepen pas kryerjes së aksionit. Nga MPB thonë se po tentohet të shkatërrohet një grup i organizuar kriminel.

“Derisa zhvillohet aksioni nuk mundemi të japim detaje, gjatë ditës do t’iu informojmë për më shumë detaje”, tha për Portalb Kotevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button