Mirupafshim në Francë

Sonte, në mbrëmje, do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme në historinë e sportit mbarëkombëtar shqiptar. Emocionet janë deri në qiell, zemrat na rrahin me tempo më të shpejtë e bebja e syrit na zgjerohet prej sonte.

Dëshira për fitore është aq e madhe, sa nesër mbrëma do harrojmë budallallëqet e ditëve të kaluara, do të fokusohemi në çdo rast, në çdo shut, në çdo rivënie anësore dhe korner dhe do gëzohemi në çdo gol …

Brenga më e madhe që më mundon është kundërshtari ynë, që na njeh deri në palcë, që shumë shpesh gjatë historisë “na e ka ngulur” për shkak te naivitetit më shpesh, e mospasjes të diplomacisë të mirëfilltë. Më brengosin veprime nacional romantike që mund të mbarojnë me ndërprerje të ndeshjes dhe pikë negative me mundësi të shuarjes të ëndrrës tonë, Francë 2016.

Ta fitojmë lojën, për hir të tifozëve, për hir të gjithë sportistëve, për hir të zemrave shqiptare në të katër anët e botës, qe do rrahin të koncentruara në Elbasan Arena.

Hajde, të dëshmojmë se jemi Ilir, Skënderbe, Ismail Qemali, Nënë Terezë, Ferid Murati, Ismail Kadare. Ta presim armikun dhelpër, t’ju japim ushqim (gola), t’i përcjellim deri “te kufiri i fshatit” dhe ne ta presim biletën për Europë e të tjerët le të shkojnë për vikend në malet e Karpateve “në ajër të pastër”.

Hajde, të dëshmojmë se jemi ballkanas evropian, për inat të gjithëve.

Fitore dhe vetëm fitore.

Mirupafshim në Francë.

Lajme të ngjashme

Back to top button