Sulmohet kandidati i PDK-së në Skënderaj

Azem Syla është sulmuar me armë në qendër të Skenderajt nga Gani Geci dhe truprojat e tij. 

Deputeti i PDK-së për fat të mirë, nuk ka marrë lëndime. Një burim policor ka treguar për gazetën “Express” rrjedhën e ngjarjes. 

Sipas tij, PDK ka mbajtur një tubim në qendër të Skenderajtdhe pas tubimit udhëheqësit e partisë kanë filluar të shpërndahen. 

Kryetari Thaçi dhe të tjerët janë shpërndarë pas tubimit dhe me këtë rast, Gani Geci me njerëz të tij kanë filluar të ndjekin Azem Sylën”,-ka treguar ai. 

Sipas tij, në një moment janë dëgjuar të shtëna në drejtim të Azem Sylës. “Nuk dihet kush ka shtënë; Gani Geci apo një nga truprojat e tij”,-ka thënë polici që foli për Express. 

Me të dëgjuar të shtënat, policia ka arritur ta neturalizojë sulmin dhe ka arritur që Azem Sylën ta fusë në ndërtesën e postës së Skenderajt. 

Geni Geci me truprojat e tij është larguar nga vendngjarja dhe informacionet se ata janë arrestuar duket se janë të pavërteta.

Lajme të ngjashme

Back to top button