Vetëvendosje: Marrëveshjet e Brukselit krijojnë spitale etnike
Lëvizja Vetëvendosje mbajti një konferencë për media, ku u bisedua për marrëeshjet e Brukselit në fushën e shëndetësisë.
Nënkryetarja e kësaj lëvizjeje Fatmire Kollqaku tha se kjo marrëveshje do ta defunksionalizojë sistemin e shëndetësisë në Kosovë, pasi që serbëve u është njohur e drejta për të krijuar spitale etnike.
Ajo më tej ka shtuar se do të kundërshtojnë këtë marrëveshje sikurse edhe në fushat e tjera.
Pos kësaj është folur edhe për barnat, për të cilat Besim Muzaqi nga Vetëvendosje ka thënë se futja e Tvsh-së në medikamente prej 8 përqind e ka rënduar jetën e pacientëve kosovarë, pasi siq tha gati të gjitha barnat janë shtrenjëtuar, njofton Klan Kosova.