Reagojnë “Ballistët”: Shteti shqiptar, i pabesë ndaj nesh!

Kanë reaguar sërish tifozët e grupimit “Ballistët”, një nga grupimet më të zjarrta shqiptare në mbështetje të Kombëtares dhe Shkëndijës së Tetovës.

Tifo-grupi në fjalë “shfryn” kundër Federatës Shqiptare të Futbollit për lënien jashtë të pjesëtarëve të këtij grupimi për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Ja deklarata e plotë e Ballistëve:

Kuptojmë që kjo ndeshje është më shumë se futboll, por ju kujtojmë organeve përkatëse që secila ndeshje që ne bëjmë në këtë kampionat sllavo-maqedonas është më shumë se futboll. Ndoshta për ju ndodh për herë të parë të hasni ndeshje me tension të lartë, ku përplasen kombësia, feja e politika.

“Të nderuar, ne këto i kemi përjetuar çdo ditë të jetës sonë në këtë vend ku jetojmë. Do pyesnit pse? Të nderuar, qysh nga formimi i KOMBËTARES SË ILIRIDËS, klubit tonë KF SHKËNDIJA, në çdo ndeshje, tentohej pengimi dhe dëmtimi i këtij simboli, edhe i vetë shqiptarëve në ILIRIDË! Prandaj pabesia që Shteti Shqiptar dhe organet përkatëse që ua bënë tifozëve është e paarsyetueshme! Me këtë gjest është treguar qartë që nga ana e FSHF-së dhe organeve të tjera përkatëse nuk jemi të mirëseardhur në Elbasan!

Po t’i bindeshim vendimit të FSHF-së apo edhe ta pranonim sadopak me mirëkuptim, do të ishte vetë tradhëtia ndaj gjithë tifozëve, pasi tribuna jonë përbëhet nga shqiptarë të mirëfilltë dhe një gjest i till do të pohonte deklaratën nga FSHF-ja, në të cilën thuhej që tifozët nuk lejohen, pasi që shihen si “RREZIK NDAJ KOMBËTARES”. Vlerën e kësaj ndeshjeje më shumë ia dijnë ata të cilët kurrë nuk e panë veten në shtetin e vet dhe po të njëjtëve ju ia mohuat prezencën! Kurse për djelmoshat që atë ditë do të dalin në fushë, porosia e vetme që kemi ndaj tyre është se, pa marrë parasysh se me çfarë rezultati mbaron ndeshja, ata ishin, janë dhe gjithmonë do të jenë krenaria jonë!”

Lajme të ngjashme

Back to top button