Osmani: BDI-ja, nuk zgjedh kryetarët e degëve me konkurse partiake

Rikonstruimi i degëve të partisë në pushtet, BDI-së, duhej të ndodhte kohë më parë. Kanë kaluar një vit nga paralajmërimet për ndryshime në degët partiake , por deri më tani përveç degës së Çairit ku u konfirmua zgjedhja e kryetarit te deritanishëm Beqir Asani, në degët tjera partiake vazhdon të dominojë po ajo strukturë e cila me vite të tëra kanë udhëhequr me degët e BDI-së.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, thotë se “çështja e rikonstruimit të kryesive të degëve të partisë i takon vullnetit të bazës, kryesisht këshillave vendor”. Sipas tij,  ky proces ndjek procedurën e  votimit dhe nuk ka kurrfarë ndikimi nga ana e kryetarit të partisë.

Konflikti i zakonshëm në mes këshillave vendor dhe kryesisë së degëve partiake, për listat e punësimeve, ka bërë që të ketë një konkurrencë jo të ndershme, duke favorizuar gjithnjë personat të cilët me vite kanë dominuar degët e BDI-së, si një nga hallkat shumë të rëndësishme të funksionimit.

Në shumë degë të BDI-së, kanë filluar fërkimet për kryesin e  degëve partiake, ndërsa strukturat që kanë dominuar me vite këto degë të partisë konsiderohen si më të favorizuar, përballë ndryshimeve të reja.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, thotë se është e vërtetë se ata të cilët kanë udhëhequr me degët e partisë, konsiderohen si më të favorizuar, por jo nga strukturat qendrore të partisë , por nga vetë baza, nga këshillat vendor të cilët këtë vullnet e shprehin nëpërmjet votës.

Lidhur me imponimet që shtrohen dhe që në të shumtën e rasteve vetëm konfirmojnë rizgjedhjen e kryesive të degëve partiake, Bujar Osmani, thotë se, “BDI-ja, nuk bënë zgjedhjen e kryetarëve të degëve nëpërmjet konkurseve partiake, në këtë proces, gjithmonë ndiqet vullneti i anëtarëve të partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button