Hasani: Gruevski zhduk elementin e fundit shqiptar në sheshin e Shkupit

Toka për te cilën stërnipi i Nënës Terezë pretendonte se e ka në pronësi është shitur.

Një shtëpi mallrash së shpejti do të ngritët mbi themelet e shtëpisë së vjetër të humanistes dhe nobelistes shqiptare Nëna Terezë.

Ka reaguar Shoqata e historianëve shqiptarë me në krye Skender Hasanin, duke e quajtur këtë si akt vandal.

Me shitjen e shtëpisë së Nënës Terezë në Shkup, pushteti po tenton të zhduk elementin e fundit shqiptar në Sheshin e Shkupit, tha historiani Skënder Hasani, duke ftuar partitë politike shqiptare të unifikojnë qëndrimet dhe të dalin në mbrojtje të këtij elementi shqiptar.

‘Disa herë kemi alarmuar se po bëhet zhdukja e elementit të vetëm shqiptarë në sheshin e Shkupit, dhe kjo bëhet me qëllim që etno kultura dhe arkitektura shqiptare në qytetin e Shkupit të asgjësohet. Aty tentohet të ndërtohen objekte të qëllimshme dhe apelojmë që të ndërpritet por pa një unifikim të subjektit politik shqiptar nuk do të arrihet kjo’ tha Hasani.

‘Ky akti i fundit nuk dihet se si ec procedura për shitjen e atij vendi, ku dihet se ai vend është pronësi e Kolë Bojaxhiut. Çdo marrje e pronësisë në mënyra tjera do të thotë akt vandal, dhe u bëj apel partive politike shqiptare si në opozitë ashtu edhe në qeveri që ti unifikojnë qëndrimet dhe të dalin në mbrojtje të elementit shqiptar të cilin duan ta asgjësojnë me ndërtime të tjera’ u shpreh më tej Hasani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button