Mitrovica realizon projektin përreth lumit Sitnica

Drejtoria e Mjedisit dhe Pyjeve e komunës së Mitrovicës ka filluar realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Sitnica, Trepça dhe Lumit Lushta”.

Irfan Peci, zyrtar i lartë i mbrojtjes së mjedisit në Drejtorinë e Ambientit dhe Pyjeve, tha se me rastin e rregullimit të bankinave, është pastruar edhe lumi në një gjatësi prej mbi 500 metrash, duke u larguar nga ai mbeturinat e ngurta dhe disa drunjtë që e pengonin shtratin e lumit, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button