Pretendimet se është paguar shpërblim për italianet e rrëmbyera në Siri ngjall debate të ashpra

Pretendimi se është paguar shpërblim për Italianët e rrëmbyer vitin e kaluar në Siri dhe të cilët u liruan në janar të këtij viti ka ngjallur një debate në Itali, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të agjencisë italiane të lajmeve ANSA pretendohet se për dy vullnetaret e ndihmave Greta Ramelli dhe Vanessa Marzullo të cilat vitin e kaluar u morën peng për afërisht 6 muaj në Siri, qeveria italiane ka paguar një shpërblim prej 11 milionë eurosh, gjë që u zbulua në Halep me gjykimin e një prej rrëmbyesve dhe negociatorit për lirimin e vajzave i cili një pjesë të shpërblimit në fjalë e kishte kaluar për llogari të tij.

Në lajmin e ANSA-s theksohet Lëvizja Nureddin Zengi në Halep sipas një fature digitale të dërguar ndaj një organi gjyqësor të emëruar “Gjykata Islame” mësohet se është paguar dëmshpërblimi prej 11 milionë eurosh dhe se militanti i cili kishte marrë 5 milionë euro nga paratë e shpërblimit të paguar është dënuar.

Lajmi i cili ka bër një jehonë të madhe në Itali duke hapur rrugë për kritika ndaj qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Mateo Renzi dhe kundrejt Ministrit të Jashtmë Paolo Gentiloni. Ndërkohë kjo gjë është mohuar në orët e mbrëmjes nga Ministria e jashtme, ku në një deklaratë njoftohet se “Lajmet në lidhje se janë paguar 11 milionë euro si shpërblim për vajzat nuk reflekton të vërtetën”.

Ndërsa partia opozitare kundrejt këtyre pretendimeve ka reaguar me kritka të ashpëra ndaj qeverisë. Parlamentarët e partisë Forza Italia kanë ftuar qeverinë që të hedhë dritë mbi ngjarjen, ndërsa partia e Lëvizjes me 5 yje opozitare dhe partitë e Bashkimit Verior duke akuzuar Gentiloni se nuk po jep informacione të sakta kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Vanessa Marzullo dhe Greta Ramelli u rrëmbyen në Halep në mujain korrik të 2014 pas një kohe të shkurtër pasi vajtën në Halep për të dërguar ndihmat emergjente humanitare dhe ushqimore të cilat i kishin blerë në kuadër të projektit projektit “Horryaty”.

Vajzat u liruan në muajin janar të këtij viti dhe pas lirimit të tyre në opinionin publik në Itali ka patur debate të shumta nëse është paguar apo jo shpërblim, dhe nëse është paguar këto para kanë vajtur për grupet radikale.

Lajme të ngjashme

Back to top button