Hollande: Putini në Siri nuk është aleat i ynë, por i Assadit

Presidenti francez, o ka kritikuar ashpër politikën e Rusisë në krizën siriane dhe tha se Presidenti rus, Vladimir Putin është aleat i presidentit sirian, Bashar al-Assad, raporton Anadolu Agency (AA).

Në intervistën për ATRE, Francois Hollande theksoi se prioritet i sulmeve ajrore ruse në Siri nuk është organizata terroriste DAESH.

“Rusia nuk është aleat i yni në çështjen siriane. Ndoshta një ditë do të kërkoj zgjidhje politike dhe do të bëhet aleatë i yni në qoftë se lufton kundër DAESH-it. Unë do të doja këtë”, ka thënë Hollande.

Presidenti francez tha se gjatë bisedimeve me Putinin në Pallatin Elize të premten kishte kërkuar dëshmi se terroristët janë caku ekskluziv i sulmeve ruse në Siri.

Franca është anëtare e koalicionit në luftën kundër DAESH-it të udhëhequr nga SHBA-të. Aeroplanët francezë nga fillimi i shtatorit në Siri kanë kryer fluturime zbulimi, dhe që prej javës së kaluar ata kryejnë edhe sulme ajrore mbi caqet e terroristëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button