Kosovarët të tretët me kërkesa për azil në Luksemburg

Luksemburgu ka pranuar shumë kërkesa për azil në shtator dhe Kosova zë vendin e tretë me 29 kërkesa për azil pas sirianëve që prijnë dhe irakianëve.
Një numër total prej 1212 njerëzve kanë aplikuar për azil në Luksemburg që nga fillimi i vitit.

Nga ky numër, 374 aplikacione për mbrojtje ndërkombëtare janë dorëzuar në muajin shtator, shifra më e lartë e regjistruar brenda një muaji që prej vitit 2010.

Shumica e aplikacioneve janë dorëzuar nga shtetasit sirianë (156), irakianët (101) duke u pasuar nga Kosova (29), shkruan wort.lu, transmeton Klan Kosova.

Azilkërkuesit sirianë që kanë ikur nga lufta përbëjnë më shumë se një të pestën e kërkesave për azil të paraqitura në fillim të vitit.

Këto shifra, megjithatë nuk përfshijnë 74 sirianët që janë ftuar në Luksemburg në maj të cilët automatikisht kanë marrë statusin e refugjatit.

Deri tani 576 persona janë kthyer në vendet e origjinës pasi aplikacionet e tyre u refuzuan. Shumica që janë kthyer janë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe përbëjnë shifrën prej 164 personave.

Lajme të ngjashme

Back to top button