Ademi: Maqedonia ka synim të jetë sa më afër hapësirës evropiane arsimore

Synim i  Republikës së Maqedonisë është që të jetë sa më afër  hapësirës evropiane arsimore, të përmbush standardet evropiane ku  qytetarët e Republikës së Maqedonisë të fitojnë njohuri të krahasueshme me qytetarët  Evropës, tha sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi i cili mori pjesë në Akademinë solemne me rastin e kremtimit të 5 Tetorit – Ditës botërore të mësimdhënësit në Shkup.

“Thellësisht të bindur se vetëm me kualifikimet  e fituara reale gjeneratat e reja në të ardhmen do të mund ti përgjigjen kërkesave  të  sofistikuara të profesionit që do ta kryejnë. Ne nuk do të shmangemi nga ky synim pavarësisht asaj se reformat ndonjëherë janë të vështira dhe kërkojnë punë shtesë. Nxënësit tanë kërkojnë arsim cilësor, ndërsa  vendi ynë të ardhme të suksesshme.” tha mes tjerash Ademi.

“Besoj se ne të gjithë e kujtojmë emocionin e ziles së parë shkollore , kontaktin e parë me mësuesin tonë, pa dyshim që të gjithë ne e mbajmë mend dhe kontaktin e parë me numrat dhe shkronjat. Më vonë të vetëdijshëm për shkathtësitë që gjatë procesit arsimor i  kemi fituar, krijojmë respektin ndaj mësimdhënësve tanë, ata të cilët na futën në botën e të shkruarit. Respekt ndaj atyre të cilët na arsimuan neve dhe gjenerata e shumë  gjenerata fëmijësh, duke ligjëruar dhe përcjellë njohuritë brez pas brezi,  duke realizuar misionin e tyre shumë  fisnik dhe arsimor”, tha Ademi në fjalimin e tij.

Dita ndërkombëtare e mësimdhënësit është shpallur në vitin 1993 nga ana e UNESKO-së me qëllim që t’i jepet respekt dhe nder mësimdhënësve për punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Me ty,vetem afer vendeve Afrikane mund te arrijme…..
    Ndersa me keta tekste shkollore , mund vetèm femijet tane te bèhen SHIPTARI…

Back to top button