Jahjaga dekoron djalin e administratorit të parë të OKB-së në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi të bërë në rrejtin social Facebook ka treguar se gjatë qëndrimit të saj në Neë York ajo ka ndarë edhe dekoratë.

Jahjaga ka dekoruar me dekoratën për Paqe dhe Demokraci “Dr. Ibrahim Rugova” për Sergio Vieira de Mello, të cilën e pranoi djali i tij Laurent, i cili njëherësh është President i Fondacionit që mban emrin e babait të tij.

“Falënderova familjen për kontributin e z. de Mello pas luftës në Kosovë, për ndihmën në përballjen me fazën e emergjencës dhe vënien e themeleve për paqe dhe demokraci. Me këtë rast kuptova që lidhja e familjes de Mello me Kosovën është edhe më e thellë. Laurent është i martuar me Drenushën, mjeke në Gjenevë, me prejardhje nga Gjakova, shkruan presidentja.

“Sergio Vieira de Mello ka shërbyer si administratori i parë i Misionit të OKB-së në Kosovë. Ai ka vdekur në një sulm kundër selisë së OKB-se në Bagdad në vitin 2003,” ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button