Bumçi kritikon qeverinë shqiptare: Skandal që nuk kemi ambasador në OSBE
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka kritikuar qeverinë shqiptare për faktin se vendi ynë nuk ka ambasador në OSBE.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Jashtëm, Bumçi e ka quajtur skandal mungesën e ambasadorit në OSBE. “Një situatë e tillë vjen pas kritikave që OSBE bëri për qeverinë. Jemi në një moment kritik në marrëdhëniet me OSBE. Jemi pa ambasadorë që në kohën e presidencës së Serbisë.
Ministri i Jashtëm shkeli Kushtetutën”, ka thënë Bumçi.