Rëndësia e kumbullës në organizëm

Kumbullat janë një produkt shumë i shëndetshëm për shëndetin e njeriut sidomos nëse ato konsumohen të thata. Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”.

Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit.

Për të konsumuar një ushqim të tillë është e rëndësishme që ju t’i mbështillni ato me një copë të hollë proshute rreth dhe ngulni një kunj dhëmbësh, më pas vendoseni për pjekje për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

Por nuk do të thotë se duhet t’i hani vetëm në kombinim me proshutën, pasi edhe pa ato dobitë nuk mungojnë. Ajo që është e rëndësishme, është se ato mund t’i gjeni gjatë tërë vitit.

Lajme të ngjashme

Back to top button