Cameron thirrje Rusisë të ndryshojë qëndrimin në luftën kundër DAESH

Kryeministri britanik, David Cameron duke vënë në dukje se Rusia me operacionet ajrore në Siri mbështet “kasapin” Asad, i ka bërë thirrje qeverisë së Moskës duke shprehur: “Ndryshoni drejtimin tuaj dhe në luftën kundër DAESH bashkohuni me ne”, raporton Anadolu Agency (AA).

Cameron ka folur për BBC para kongresit vjetorë të Partisë së tij Konservatore. Ai duke theksuar se është vërejtur se Rusia me sulmet ajrore ka në objektiv opozitarët e regjimit të Asadit dhe jo rajonet të cilat janë nën kontrollin e DAESH, tha se “Rusia po mbështet kasapin Asad. Kjo edhe për botën por edhe për veten e tyre është një gabim i madh. Kjo do të destabilizojë edhe më shumë rajonin. Do të rritë radikalizmin dhe terrorizmin”.

Cameron duke i bërë thirrje Rusisë u shpreh: “Ndryshoni drejtimin tuaj dhe në luftën kundër DAESH bashkohuni me ne. Nëse dëshirojmë sigurinë e rajonit duhet ta vërejnë se kemi nevojë për një lider alternativ ndaj Asadit. Ai nuk mund ta bashkojë popullin e Sirisë dhe ai është shkaktari i të gjitha këtyre ngjarjeve. Asadi me bombat fuçi dhe me masakrat ka tronditur njerëzit më shumë se DAESH”.

Ndërsa në një deklaratë për “Sunday Telegraph”, Cameron ka premtuar se vendi i tij do të rrisë kapacitetin ushtarak në Siri dhe Irak kundër DAESH. Kryeministri britanik duke vënë në dukje se Forcat Ajrore të Mbretërisë do të rrisin mjetet ajrore pa pilot theksoi se: “10 mjete pa pilot Reaper do ti ndërrojnë me 20 mjete pa pilot të rinj Protector të cilët mund të fluturojnë në një distancë më të largët dhe gjithashtu mund të transportojnë pajisje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button