UNITETI për Portalb: Tendencat për njollosje qëllim këqija, jemi të pastër, pa hipoteka

Me paraqitjen e partisë së re politike, UNITETI, kanë pasuar edhe tendencat për njollosjen e figurave të përfshira në këtë subjekt politik  duke i apostrofuar ata nëpër media dhe rrjetet sociale, si pjesë e shërbimeve sekrete, OJQ-ve apo strukturave të ndryshme të dyshimta.

Portalb ka marr për prononcim Muhamed Ismailin, pjesëtarin e këshillit iniciativ për formimin e UNITETI-t.

“Momentalisht nuk kisha dashur të merrem me shpifje, nuk jam unë i thirrur të flasë në emër të UNITETI-t. Është një këshill iniciativë unë jam në atë këshill dhe ndihmojë me aq sa kam mundësi, një portal i caktuar mundohet t’i jap  kahje tjetër, në lidhje me atë unë kam bërë një postim në facebook, tash për tash kaq”, tha për Portalb Ismaili.

Mbi hapat e mëtejme të partisë dhe tendencat për tu hedhur baltë mbi figurat që përkrahin UNITETI-n për redaksinë tonë ka folur edhe deputeti Zylfi Adili.

Sipas tij, qëllimi primar i partisë është që në idesë së tyre të t’i bashkëngjiten njerëz të pakorruptuar, njerëz te pastër, pa hipoteka… njerëz të cilët ja duan të mirën këtij populli dhe këtij vendi.

“Ne duam të jemi faktorë dhe jo lypsar.  Disa i ka kap paniku dhe mundohen të na njollosin”, theksoi për Portalb Adili.

Neve na dallon e kaluara jonë e pastër-thotë ai, ne nuk e mohojmë se kemi qenë themelues të UCK-së  e BDI-së dhe gjatë këtij 15 vjeçari e kaluara jonë është e pastër në çdo aspekt.

“Te ne ke figura që nuk kanë as 1 milimetër të kaluar të keqe apo korruptive. Tendenca, program politik i joni është krijimi i barazisë qytetare. Këtë e kanë thënë edhe partitë tjera- do të thoni. Po, megjithatë nuk e kanë dëshmuar në asnjë moment. Unë në Kongresin tematik i dola me platformë konkrete Ali Ahmetit dhe BDI-së dhe ua bëra me dije se ata nuk kanë koncept konkret për barazinë qytetare edhe pse BDI zgjedhjet e fundit i fitoi me barabarësisë së plotë. UNITETI do të bën përpjekje që ta bashkon faktorin politik shqiptarë, kam fjalën për subjektet e posa krijuara, që të dilet me platformë të përbashkët dhe lista të përbashkëta dhe jo me qëllim që me çdo kusht të hyjmë në Qeveri”, përfundon Adili./PORTALB

LEXO: Gjenerali Ostreni shpalosi partinë e re: “Uniteti” nuk është dublikate e BDI-së
LEXO: Shqiptarët e Maqedonisë me shtatë parti, por kush ua mbron interesat?

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Çfare Gjeneral Ostreni ore, i cili ka dosje te majme te nje spiuni. Une mendoj ae aty ku Bdi nuk mund te depèrtoj , p.sh. siç èshte Kumanova, aty te marrè deputet UNITETI. Vetè fjala Unitet asocion ne nje Unitet te deputetève tè marrè pas zgjedhjeve mes Bdi dhe Unitetit….
    KJO ESHTE NJÈ LOJÈ E FÈLLIQTÈ E KLLAPES SE BDI….

Back to top button