“Ra ky mort dhe u pamë” ende vazhdon të shpërfaqë fytyrën tonë politike

Zhvillimet e fundit në Kosovë si duket jo vetëm po i japin një hije të zezë konceptit të të kuptuarit të demokracisë dhe konceptit të shtet ndërtimit por edhe po e shpërfaqin përditë e me shumë se në Kosovë po mungon një alternative qeverisëse me njerëz kredibil të cilët do i shtynin proceset përpara. E vërteta është se sa here po i kemi punët keq me proceset politike, në vend që të japim shembull dhe të dëshmojmë se dimë të tejkalojmë kriza të mëdha, ne shpërfaqim ligësinë tonë dhe dobësinë politike.

E vërteta është se pothuajse në të gjitha shkrimet e mija kamë thënë se: Zajednica dhe Gjykata Speciale janë dy të këqija të mëdha që po i kanosen Kosovës qoftë me presion apo pa presion ndërkombëtare, mirëpo e keqja e tretë në Kosovë është edhe me e madhe dhe me e dhimbshme kur me këtë gjendje po dëshmojmë se ne nuk kemi as “garniturë politike që mund ta udhëheqë vendin”. Në këtë gjendje të katandisur ku pozita dhe opozita kanë mendime dhe veprime të kundërta rreth Zajednices dhe të gjitha marrëveshjeve me Serbinë siç duket në vend të zgjidhjes se këtyre problemeve, të dy palët po dëshmojnë se ju mungon edhe njohja e konceptit të Demokracisë dhe funksionalizimit të shtetit në përgjithësi.

Në këtë “Të keqe të madhe” janë bashkuar edhe të ashtuquajturit analistë, akademikë, shoqëri civile etj të cilët nuk ofrojnë alternativa për zgjidhje të krizës politike por ligjërojnë të pavërtetat mbi konceptin e demokracisë, filozofinë politike dhe sharjen e pakicës për ti hyrë në hatër shumicës. Si duket mediat elektronike dhe të shkruara po përdoren me shumë për shpërfaqjen e tyre publike se sa për të ofruar mendime dhe sugjerime për zgjidhje të problemit në politiken Kosovarë.

Sot kemi rrëshqitur në mendjen e të huajve dhe atyre që përcjellin çdo zhvillim politik në Kosovë, se me të vërtet nuk dimë të krijojmë shtet, dhe ky mendim ka zbritur edhe në mendjen qytetare saqë sot një plak tha “More axhe NA nuk po dojna me ba shtet e Amerika me zorr po donë me na ba shtet”. E vërteta se as Amerika dhe as Evropa nuk duhej ta donte me shume se ne shtetin tonë, por dobësia politike tek ne ka krijuar që në këtë kohë morti për shqiptaret ku themelet e shtetit po shemben po shpërfaqet edhe paaftësia politike për të udhëhequr.

Kosova ende mbetet shteti me i varfër në rajon, me i korruptuari, me skandale të papara në Gjyqësi, arsim, kulturë, shëndetësi dhe në ekonominë kosovarë, prandaj ky regres ka ardhur në piken më të lartë ku  sot neper gjitha qendrat me të mëdha të botës diskutohet kontestimi i shtetësisë sonë duke aluduar si të paaftë për të udhëhequr. Dhe kjo paaftësi nuk është faji i qytetareve të Kosovës, as nuk është si rezultat i gjakut të derdhur por si rezultat që kemi vendosur njerëz të pamerituar për të udhëhequr shtetin dhe tani po e degradojnë çdo vlerë në këtë vend.

Asnjëherë dhe në asnjë moment në historinë më të re të Kosovës se sa sot, nuk është me e domosdoshëm dialogu politik mes partive politike, shoqërive civile, eksperteve të fushave të ndryshme dhe gjitha forcave qe janë faktorë në vend për të tejkaluar ketë kaos politik që po rrënon vendin, në të kundërtën rrezikojmë të rrëshqasim në humnerë dhe të rikthejmë Kosovën nën administrim ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button