Milanoviç: Autobusi serb rrezikon të sulmohet gjatë rrugës drejt Elbasanit

Edhe 6 ditë nga starti i ndeshjes së madhe mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ndërkohë, mediat serbe i kanë kushtuar ditët e fundit një pjesë të madhe të lajmeve të tyre kësaj përballjeje.

Zv. presidenti i federatës serbe, Goran Milanoviç ka thënë se ka planifikime për incidente rrugës nga Tirana drejt Elbasanit duke u shprehur i shqetësuar për sigurinë e ekipit serb.

“Jam i shqetësuar për sigurinë e ekipit tonë. Tensioni për ndeshjen në Elbasan është i madh. Ata kanë mundësi të shprehin urrejtjen ndaj serbëve. Mos harroni provokimin që na u bë në Beograd. Është logjike që mund të presim edhe më keq. Nuk jam i sigurt nëse vendi i tyre do t’i parandalojë. Pjesa më delikate është rruga drejt stadiumit.”, ka thënë Milanoviç, raporton “Panorama Sport”.

Ndërkohë, “Alo.rs” shkruan se do të jenë 350 forca policie që do të shoqërojnë autobusin e kombëtares serbe drejt Elbasanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button