Gjendet i varur 65-vjeçari nga Tetova

Trupi i 65 vjeçari nga Tetova, Bejtullah Kuçi, i shpallur i humbur nga familjarët e tij tre ditë më herët, të enjten pas dite është gjetur pa shenja jete përreth rrugës që shpien nga fshati Rasadishtë nga fshati Gajre, shkruan gazeta Koha.

Lajmi u konfirmuar edhe nga anëtarët e familjes së të ndjerit. Sipas gjitha gjasave, bëhet fjalë për vetëvrasje, sepse trupi i pajetë është gjetur i varur për druri, kurse policia gjatë ekspertizës nuk ka vërejtur shenja dhune mbi trupin e tij. Trupi i pajetë është hasur nga një kalimtar rasti i cili më pas ka njoftuar organet e rendit.

“38 vjeçari nga Tetova, i cili kishte qene duke grumbulluar hekur të vjetër për skrap në rrethinën e fshatit Rasadishtë, të enjten rreth orës 15 i tha Policisë se përreth rrugës ka vërejtur një trup mashkulli të varur në një degë druri. Në vendngjarje ka dal ekipi i Policisë ku dhe është konstatuar identiteti i tij. Bëhet fjalë për 65 vjeçarin me inicialet B.K, i cili më datë 29 shtator nga të afërmit ishte shpallur i humbur”, njoftuan nga Policia e Tetovës.

Në vendngjarje është kryer ekspertizë me praninë edhe të prokurorit publik dhe mjekut nga mjekësia ligjore. I ndjeri është vëllau i imamit në Xhaminë e Lozanës, Ismet Kuçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button