Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë reagon për sulmet e Rusisë në Siri

Zëvendës zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes e Gjermanisë,  Sawsan Chabli ka theksuar se sulmet ajrore të Rusisë në Siri nuk kanë lehtësuar procesin e zgjidhjes së krizës në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Chebli në Qendrës Federale për shtyp i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sulmet ajrore të Rusisë në Siri.  Ajo  duke vënë në dukje se Gjermania nuk ka ndërruar pikëpamjen e saj për krizën në Siri pas krijimit të një situate tjetër nga pikëpamja ushtarake në atë vend, ka theksuar se asnjë palë nuk do të zgjidhë krizën e Sirisë në rrugë ushtarake.

Duke theksuar më tej se zgjidhja e krizës në Siri kalon përmes marrëveshjes të ndërsjellë politike, Chebli tha se: “Çelësi i çështjes është zgjidhja politike. Kjo është pika jonë më e rëndësishme për të luftuar bashkërisht ndaj DAESH. Ky është synimi ynë që ne ndjekim”.

Ndërsa ndaj pyetjes “Me sulmet ajrore që Rusia ka ndërmarrë në Siri a është shkelur e drejta ndërkombëtare?” Chebli i është përgjigjur se: “Kam frikën se me përgjigjen që do të jap nuk do t’iu kënaq. Rreth kësaj çështjeje kemi folur shumë herë. Një vlerësim i bazuar në të drejtën ndërkombëtare mund të jepet atëherë pasi të merren detajet në lidhje me sulmet. Nuk kemi një informacion të saktë në lidhje me pamjet e vërtetë të ngjarjes. Edhe pse e dëshiroj shumë nuk mund ti përgjigjem pyetjeve nëse ka apo jo shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Lajme të ngjashme

Back to top button