Juventus vazhdon me fitore, befasohet Atletico

Manchester City falë golit të Sergio Agueros në minutën e 90-të nga pika e bardhë mundi Borussia Monchengladbachun, me rezultat 1-2, sonte në Dortmund, në ndeshjen e dytë të Grupit D, në Ligën e Kampionëve.

Ballafaqimi mes skuadrës gjermane dhe asaj angleze ka dhënë lojë mjaft të mirë, me aksion, raste të shumta dhe tre gola të shënuara.
Kapiteni i Monchengladbach, Granit Xhaka ka treguar lojë mjaft të mirë dhe ishte skuadra e tij që përmes Lars Stdinl kalojë në epërsi në minutën e 54-të, kurse Nicolas Otamendi dhjetë minuta barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilën edhe u mbyll kjo super ndeshje, kurse golin e fitores për “qytetarët” e realizoi Aguero (90’), transmeton KosovaPress.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Juventusi mundi Sevillan, me rezultat 2-0, me golin e Alvaro Moratas në minutën e 41-të dhe Zaza (88’).
Juve kryeson grupin më gjashtë pikë, tri më shumë së Sevilla dhe Cityn, kurse Monchengladbach ka vetëm nga një pikë.
Në Grupin A, Real Madridi kreu detyrën në udhëtim tek Malmo, duke fituarme rezultat 0-2, me dygolëshin e super yllit Cristiano Ronaldo, i cili tani arrin kuotën e e 501 golave në karrierën e tij. Edhe PSG në këtë grup ka fituar si mysafirë tek Shkahtar Donetsk, me rezultat 0-2. Real Madrid dhe PSG kryesojnë grupin më nga gjashtë pikë.

Interesante kanë qenë edhe takimet e grupit C, ku kryendeshja është luajtur mes Manchester Unitedit dhe Wolfsburgut. “Djajtë e Kuq” me një gol të të Juan Matas (34’) nga pika e bardhë dhe Smalling (53’), mundi Wolfsburgun, me rezultat 2-1. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Caliguiri (4’).
Në këtë grup, të gjitha skuadrat kanë tubuar nga tri pikë dhe duket se deri në fund do të jetë një garë e ashpër në luftën për të kaluar grupin.

Grupi A
Malmo-Real Madrid 0-2
Shakhtar-PSG 0-3
Tabela: Real Madrid 6, PSG 6, Malmo 0, Shakhtar 0

Grupi B
CSKA-PSV 3-2
Manchester United-Wolfsburg 2-1
Tabela: PSV 3, CSKA 3, Manchester United 3, Wolfsburg 3

Grupi C
Astana-Galatasaray 2-2
Atletico Madrid-Benfica 1-2
Tabela: Atletico Madrid 4, Benfica 4, Astana 1, Galatasaray 1

Grupi D
Borussia Monchengladbach-Manchester City 1-2
Juventus-Sevilla 2-0
Tabela: Juventus 6, Sevilla 3, City 3, Monchengladbach 1. /KosovaPress/

Lajme të ngjashme

Back to top button