Siria konfirmoi se Assad-i ka kërkuar nga Putin-i mbështetje ajrore

Agjencia siriane e lajmeve SANA bëri të ditur se presidenti sirian Bashar al-Assad ka kërkuar nga Rusia mbështetje ajrore në luftën kundër terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimi i njëjtë thekson se regjimi i presidentit sirian i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të dërgojë avionët rus në Siri në kuadër të nismës së përmendur më herët për luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

Kjo është kumtesa e parë e autoriteteve siriane në të cilën konfirmohet se Siria ka kërkuar ndihmë nga forcat ajrore ruse pasi autoritetet e SHBA-ve më parë akuzuan Rusinë se në bazën ajrore në Lazkij ka dërguar avionë të saj.

Dhoma e Lartë në Parlamentin e Rusisë sot aprovoi dekretin e presidentit Putin me të cilin miratohet angazhimi ushtrisë ruse jashtë vendit.

Së paku 32 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 200 të tjerë u plagosën në sulmet e sotme ajrore në Homs dhe Hami të cilat kontrollohen nga kryengritësit. Burimet lokale lajmërojnë se avionët të cilët kryen sulmet ishin më ndryshe se avionët të cilët më herët realizuan sulmet në këtë rajon dhe se raketat e tyre artilerike kishin veprim të madh shkatërrimi. Grupet e armatosura kryengritëse në Homs pohojnë se bëhet fjalë për avionë rus dhe se kanë zbuluar biseda të kullës kontrolluese dhe të një piloti duke biseduar në gjuhën ruse.

Lajme të ngjashme

Back to top button