Mungesa e strukturës në lajm është mungesë përgjegjësie

[Recension: Spahiu: Ekzaltimi i “kalamanit” të Besës para Zaevit dhe LSDM-ovcave]

Produkti gazetaresk që po e recensojmë është shembull që tregon mungesat e një strukture në një lajm. Mungon koka e lajmit, trupi dhe sfondi i lajmit.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: Ekzaltimi i “kalamanit” të Besës para Zaevit dhe LSDM-ovcave

Data dhe koha e publikimit: 25.09.2015

Data e recensionit: 28.09.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Teksti informon mbi qëndrimin e një analisti rreth një ngjarje të cilën autori e përmend por nuk jep informacion, se nuk përgjigjet në të gjitha pyetjet që duhet të përmbajë një lajm ndër të cilat dhe ku dhe kur është zhvilluar ngjarja.

“Opinionisti Artin Spahiu ka komentuar së fundmi praninë e përfaqësuesve politik nga opozita në pritjen që organizoni BFI për hir të festës së Kurban Bajramit. Ja çfarë shkruan në postimin ne tij në fejsbuk, Spahiu: Delegacioni i LSDM-së në pritjen e BIM kishte organizuar për hir të Bajramit. Kur thoja se LSDM hap edhe filial të saja në bllokun politik shqiptarë askush nuk besonte. Ja ekzaltimi i “kalamanit” të BESA-s para Zoran Zaevit dhe LSDM-ovcave.”

Mendimi i një personi jo gjithmonë përbën lajm. Opinioni fillimisht ka nevojë të dijë për ngjarjen. Mendimi i të tjerëve, vlerësime apo gjykime mund të pasojnë pasi që gazetari të saktësonte se çfarë ka ndodhur.

Teksti do të duhej të niste me një informacion për ngjarjen rreth të cilës ka dhënë opinionin analisti i portalit. Mandej, të përshkruante ngjarjen me detaje që do të duhej të jenë me interes për lexuesin duke ia bashkangjitur qëndrimet e pjesëmarrësve e tek pastaj t’u jep shansin analistëve, ekspertëve, për prononcim ose të komentojnë ngjarjen. Këto mendime sigurisht që janë të rëndësishme, sepse ndihmojnë publikun për ti hzrë më në thellësi ngjarjeve, por edhe përhedhja e tyre duhet të jetë e balancuar.

Teksti në formën se si është servuar është i njëanshëm dhe tendencioz. Opinioni së pari dëshiron të informohet për ngjarje, pastaj të marrë opinione por jo vetëm të njërës anë, qoftë kritik ose pro çështjes ose çështjeve që raportohen.

Gazetaria duhet të udhëhiqet nga interesi i përgjithshëm. Nuk është në interes të përgjithshëm të plasohen vetëm “mendime” në një drejtim, aq më shumë kjo nuk duhet të ndodhë kur gjuha mund të konsiderohet nënçmuese.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button