Pamja e plotë sillet kur janë të gjitha elementet në lajm

[Recension: Kushte jonjerëzore në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Kumanovës, ja si trajtohen pacientët]

Autoritetet janë ato të cilat duhet të kërkohen për qëndrimin e tyre, kur kemi të bëjmë me lajme si ky i cili po recensojmë. Publiku do të interesohej për gjendjen reale, por në mënyrë të plotë. Gazetari me të drejtë raporton për realitetin e hidhur, por video materiali që tregon për kushtet katastrofale, do të duhet të verifikohet mirë. Do të ishte i nevojshëm prononcimi i autoriteteve spitalore në Kumanovë, si dhe i Ministria e Shëndetësisë. Mungesa e tyre në tekst, me ose pa dashje e bën tekstin jo të plotë. Qytetarët duan të dinë për masat që do të merren pas publikimit të rasteve të tilla.

Spitali i Kumanovës në disa raste ka qenë në shënjestër të kritikave lidhur me kushtet katastrofale dhe trajtimin e pacientëve. Dhjetëra fotografi dhe video materiale janë shpërndarë në rrjetet sociale ku tregojnë gjendjen e mjerueshme në këtë spital. Një material i tillë i dërguar në adresë të INA tregon gjendjen katastrofale dhe antinjerëzore në repartin e Kirurgjisë në Kumanovë.

Kushte jonjerëzore në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Kumanovës  ja si trajtohen pacientët fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Kushte jonjerëzore në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Kumanovës, ja si trajtohen pacientët

Data dhe koha e publikimit: 27.09.2015

Data e recensionit: 28.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Pamja e shfaqur në video është shqetësuese dhe media por dhe autoritetet do të duhej me të drejtë të ngrenë alarm. Ajo që i intereson lexuesit është se si mund të lejohet një trajtim i tillë? Gazetari përshkruan video incizimin dhe gjendjen e spitalit me të drejtë. Ai përmend edhe mjekët specialistë por ata mungojnë me prononcime. Nuk bëhet e ditur nëse është tentuar që ata të komunikohen. Një gjë e tillë e bën tekstin jo të plotë.
Në një video të një lexuesi shfaqet trajtimi i një pacienti, ku shihet se çfarë trajtimi i bëhet. Në video shihet boca që përmban tretje fiziologjike se në çfarë gjendje është, duke rrjedhur në të gjitha anët dhe e izoluar me disa ngjitës për të mos rrjedhur. Mjekë specialistë pasi që kanë parë këtë pamje kanë komentuar se ky serum mund të jetë i mbushur dhe përzier me ujë, prandaj edhe rrjedh.

Teksti përfundon me shqetësimin e familjarëve, por edhe citimi i tyre mungon në tekst. Do të ishte me interes qëndrimi i familjarëve sepse  nëpërmjet tyre do të mund të kërkohej përgjegjësi direkte nga autoritetet. Nëse ata nuk kanë dashur të prononcohen atëherë kjo i duhet bërë e ditur publikut.

Rasti është regjistruar më 4.08.2015 rreth orës 22.00 në këtë repart. Pacienti dhe familjarët e tij ishin shqetësuar për këtë rast, duke kërkuar ndihmë nga mjekët. Nuk dihet se përse ky trajtim kur një bocë e tillë serumi kushton vetëm 40 denarë apo as edhe 1 euro. (INA)

Një video incizim mjafton për të shfaqur gjendjen dhe media me të drejtë e boton atë, sepse interesi publik është aq i madh sa që ata duhet të dinë se si trajtohen të sëmurët në një spital. Por veç videos gazetari do të duhet të kërkoj qëndrim nga drejtoria, mjeket që informacioni të jetë më i plotë.
Prononcimet nga spitali do të shërbenin edhe si një dëshmi më shumë se bëhet fjalë për spitalin që flitet në tekst. Pamjet nga video nuk tregojnë vetë se rasti ka ndodhur në spitalin e Kumanovës. Lexuesi nuk është se dyshon tek vërtetësia e fakteve të shpalosura nga media, por nga ana profesionale faktet duhen verifikuar. Profesioni gazetaresk gjithnjë kërkon palën tjetër si peshë e cila vë balancën në raportimin profesional dhe ndikon në rritjen e përgjegjësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button