Tryezë e rrumbullakët për gjendjen dhe sfidat me fëmijët në rrugë

“Gjendja dhe sfidat me fëmijët në rrugë ­ si të sigurohet qasje deri te të drejtat e tyre” është tema e tryezës së sotme të rrumbullakët, që do të mbahet në kuadër të Tuining projektit të titulluar “Promovim të kompetencave të Avokatit të Popullit dhe përforcim i kapaciteteve institucionale”, ndërsa e zbaton Avokati i Popullit në bashkëpunim me zyrën e ombudsmanit austriak dhe Institutit Ludvig Bocman për të drejta të njeriut.

Në tryezën e rrumbullakët, që do ta hapë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Aivo Orav, do të mbajë fjalim Vaska Bajramovska­Mustafa, zëvendës avokate e popullit në temën “Fëmijë në rrugë-njohuri të Avokatit të Popullit” dhe Verner Prinzjakoviq nga Qendra e Vjenës për të rinj, i cili do të flasë për “Punën e të rinjve me fëmijët në rrugë, mirëqenien e të rinjve, shoqërim dhe rrjetëzim i autoriteteve publike ­ përvoja praktike nga Austria”.

Për “Gjendjet dhe efikasitetin e qendrave ditore për fëmijët në rrugë ­ probleme me të cilat ballafaqohen qendrat” do të flasë Suzana Andova, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button