Jemen, për dy javë mbi 150 civilë kanë humbur jetën

Informohet se në konfliktet që vazhdojnë në Jemen brenda 2 javëve më shumë se 150 civilë kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zyrën e OKB-së në Gjenevë u mbajt një konferencë shtypi ku zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville theksoi se: “Në konfliktet prej 11 deri më 24 Shtatorit kanë humbur jetën 151 civilë prej të cilëve 26 fëmijë dhe 10 gra”.

Ai gjithashtu pohoi se lajmi në lidhje me sulmin ajror e cila u krye në qytetin Taiz nga ana e forcave të koalicionit ku u vranë 130 persona ka arritur tek ato, dhe shtoi se janë në përpjekje për ta konfirmuar saktësinë e lajmit.

Colville informoi se që nga 26 marsi si rezultat i bombardimeve dhe sulmeve ajrore në zonat e banimit kanë humbur jetën 2,355 civilë dhe janë lënduar 4,862 persona.

Forcat e koalicionit në krye me Arabinë Saudite prej muajit mars janë duke kryer operacione në Jemen, e cila për një kohë të gjatë është në paqëndrueshmëri politike, me qëllim për ti ndaluar Husitë të cilët janë në konflikt me trupat pro-qeveritare. Konfliktet mes Husitë dhe grupeve pro-qeveritare vazhdojnë në qytetet e ndryshme të këtij shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button