Bild: Merkel mund të jetë pasuesja e sekretarit gjeneral të OKB-së, Ban Ki-Moon

Pas përfundimit të mandatit të tretë, kancelarja gjermane Angela Merkel mund të jetë pasuesja e sekretearit gjeneral të OKB-së Bank Ki-Moon.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, janë në rritje zërat se “gruaja më e fuqishme në botë” do të vij në këtë pozitë në fillim të vitit 2017, transmeton Indeksonline.

Siç dihet, mandati i Ban Ki-Moonit skadon më 31 dhjetor 2016, dhe pas kësaj në këtë pozitë duhet të vij një grua.

Për marrjen e kësaj pozitë, po përflitet se mund të jetë edhe dikush nga Evropa lindore – dhe mes kandidateve të përfolura janë edhe drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s që vjen nga Bullgaria Vesna Pushiq, shefja e FMN-së Christine Lagarde, Përfqësuesja e jashtme e BE-së për Punë të Jashtme Catherine Ashton dhe Presidentja lituaneze Dalia Gribauskajte.

Merkel është zgjedhur në vitin 2013, ndërsa mandati i saj përfundon në vjeshtën e vitit 2017. “Bild” kujton se Angela Merkel ka paralajmëruar se pozitën e kancelares mund ta lëshoj përpara përfundimit të mandatit.

Lajme të ngjashme

Back to top button