Drejtori i Departamentit për Zhvillim i Katarit takohet me Teuta Arifin

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi  ka zhvilluar një takim me drejtorin e Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Ahmed bin Muhamed al Muraikhi.

Gjatë takimit, është biseduar për procesin e decentralizimit dhe projektet të cilat komuna e Tetovës planifikon t’i realizojë në sfera të ndryshme me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetit dhe ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarit të Tetovës. 

Arifi ka informuar mysafirët për planet  e Komunës së Tetovës përsa i përket përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe  ngritjen e cilësisë së arsimit duke krijuar  kushte bashkëkohore  që mundësojnë kultivimin e aftësive individuale të nxënësve. 

Gjatë këtij takimi, është biseduar edhe për institucionet kulturore, objektet e ekzistuese të trashëgimisë kulturore dhe mundësitë për rindërtimin e objekteve kulturore të shkatërruara nga sistemi komunist .

Kryetarja e Tetovës ka informuar mysafirët për pasuritë natyrore mbitokësore dhe nëntokësore, pasuritë ujore, klimën e volitshme  dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit rural si dhe potencialin e madh turistik të Kodrës së Diellit për t’u shenduar në destinacion rajonal turistik.

Lajme të ngjashme

Back to top button