Mposhteni lodhjen me ushqim

Lodhja shkatërron shëndetin dhe bukurinë tonë. A mund të luftojmë dhe me ushqim ta reduktojmë efektin shkatërrues të lodhjes?

Jemi dëshmitarë se si gjithnjë e më shpesh koha udhëheq me ne, dhe jo ne me të. Na bëjnë presion afatet, vjedhim momente për të ëndërruar dhe relaksuar, jemi të ekspozuar ndaj stresit. Ngutja bëhet stili ynë jetësor, kështu që organizmin tonë e ekspozojmë ndaj përpjekjeve shumë të mëdha.

Ushqimi na jep energji ditore dhe materiet e domosdoshme për rehabilitim nga aktivitetet e përditshme. Me përzgjedhjen e mençur të ushqimeve në mënyrë të konsiderueshme i kontribuojmë freskisë sonë.

Si të ruajmë koncentrimin?
Ditën e fillojmë me ngrënien e mëngjesit, çka siguron mjaft energji për pjesën e parë të ditës (mjalti, pjekurinat nga drithërat e papërpunuara, marmelata natyrale, djathërat pa yndyrë…).

Sigurojmë konsumimin ditor të vitaminave dhe mineraleve
Vitamina C i kontribuon imunitetit më të mirë (lëng, pemë dhe përpunimet e tyre);
Grupet e vitaminave B reduktojnë efektet e stresit, ruajnë zorrët (orizi dhe produktet, drithërat e papërpunuara);
Vitamina B5 ruan kapilarët dhe zvogëlon shanset për shfaqjen e këmbëve të ënjtura;
Vitamina A ruan lëkurën dhe shikimin (vaji dhe perimet me gjethe);
Vitamina E redukton efektin shkatërrues të radikaleve të lira (farat, vaji);
Acidet yndyrore omega 3 shpejtojnë qarkullimin (vaji i ullirit, peshku);
Seleni antioksidant i shkëlqyeshëm (bajamet);
Hekuri oksigjen të mjaftueshëm dhe shërim të shpejtë;
Zinku dhe mangani forcojnë imunitetin, ushqejnë muskujt dhe qelizat nervore.

Për flokë të bukur dhe lëkurë të bronztë e rëndësishme është që të theksohen edhe vitaminat dhe mineralet, por edhe proteinat, së bashku me shumë lëngje.

Shumë me rëndësi është konsumimi i ujit të mjaftueshëm dhe çajave bimorë. Gjatë ditës konsumoni të paktën 8 gota ujë; uji tretet dhe liron organizmin nga shumë toksina, e bën lëkurën më të freskët dhe të butë.

Çka duhemi të shmangim
– sasitë e mëdha të kafes dhe pijeve me kafeinë;
– alkoolin dhe qëndrimin në hapësirat me tym;
– urinë disaorëshe dhe një shujtë shumë të madhe gjatë ditës;
– teprimin me konsumimin e ushqimeve të ëmbla dhe të yndyrshme.

Duhet të mësohemi të përballemi me lodhjen dhe stresin sepse janë pjesë e përditshmërisë sonë, transmeton Koha.net. Lodhja e grumbulluar dhe stresi i akumuluar janë si barërat e këqija: përhapen shpejtë dhe dalin nga kontrolli.

Prandaj ju rekomandojmë: konsumoi sa më shumë perime (të freskëta, të konservuara, të ngrira): lakër brukseli, bishtaja, bizele, domate, speca, lakër; sa më shumë pemë: molla, kumbulla, mandarina, ananas; peshk: tuna, sardele, skumbri; mish: mish pule; miell misri; oriz; perime me mëlmesa dhe perime të thata.

Jeni shumë të lodhur dhe gjithnjë e më vështirë i kryeni aktivitetet e përditshme? Zgjidhni shtesa kualitative, por gjithsesi këshillohuni me profesionistët.

Lajme të ngjashme

Back to top button