Gruevski në Samitin e OKB-së: Maqedonia aktivisht kontribuon drejt qëllimeve të përbashkëta

Kryeministri Gruevski në New York, i është drejtuar OKB-së, në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm.

Ashtu siç njofton shërbimi zyrtar i Qeverisë, ai e ka përshëndetur mbështetjen e agjendës universale për zvogëlimin e varfërisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, i përkthyer në dokumentin “Transformimi i botës sonë”.

Kryeministri Gruevski, e ka theksuar angazhimin regjional të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore për kontributin që kanë dhënë për realizimin e qëllimeve në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm.

“Iniciativa Evropiane-Qendrore, me të cilën Republika e Maqedonisë udhëheqë, do të kyçet aktivisht në zbatimin e post agjendës zhvillimore 2015, ndërkaq vendet-anëtare po e tregojnë gatishmërinë e tyre për kontributin konkret regjional, për transmetimin e njohurive dhe këmbimin e praktikave më  të mira në iniciativa të ndryshme për zhvillim të qëndrueshëm, ndërtimin e kapaciteteve nëpër institucionet publike dhe ngritjen e ndërgjegjes”, është shprehur Gruevski, njofton MIA.

Gruevski ka theksuar se Maqedonia aktivisht kontribuon drejt qëllimeve të përbashkëta dhe se pas Konferencën për zhvillim të qëndrueshëm në Rio de Janeiro, po integrohen parimet për zhvillim të qëndrueshëm në politikat nacionale të Maqedonisë, transmeton Portalb.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button