Gjurmët e lotëve nuk mund të shlyhen!

Të dashur miq,

….Më se e vërtetë është pohimi se me shpifje nuk mundë të fshihen gjurmët, qoftë të një rrugëtimi politik apo luftarak .
Ne lëmë gjurmë ngado që lëvizim, veprojmë, flasim apo shkruajmë.

Andaj ca prej gjurmëve humbin nga shiu , bora apo dielli, edhe gjurmët e kafshëve të bëra me putrat e tyre pak më të thella në koren e tokës zhduken ndonjëherë.

Prandaj janë ca gjurmë që nuk mund të shlyhen asnjëherë deri sa të ekzistojë historia e njerëzimit.

Çfarëdo gjurme të mbetet pas, për një vepër të bërë ajo duhet respektuar sepse, kanë thënë që moti puna sa do e vogël te jetë ajo është punë e fjala sa do e madhe të jetë pa veprim mbetet fjalë. Çka do që të jetë puna në të mirë të të gjithëve ta respektojmë të gjithë qoftë urë, rrugë apo diçka tjetër ,ata janë për të gjithë ne. Ne ecim, ne i dëmtojmë dhe ne vetë i prishim e i ndotim nga njëherë.

Bota nuk fillon prej sot kështu gjurmë kanë lënë edhe tjerët para nesh, nganjëherë me shumë nganjëherë më pakë. Ka një herë më mirë ka njëherë më keq. Një gjurmë është një, ajo nuk bëhet më shumë, mundet ta numërosh edhe tri herë por gjurma është një, ata mbeten dhe zhduken.

Pra gjurmët me shpifje-trillime nuk mund të shlyhen, përkundrazi gjurmët që mundet me FAKTE, duhet të ruhen që të mos zhbëhen kurën kurës.

Kamë inspirim të gjithë sakrificat e popullit tim, por më ra në mëndë familja Zymberi dhe shum familje tjera ;

– Kush mund të fshijë gjurmët e LOTËVE të familjes Zymberi të Sllupçanit dhe familjeve tjera.? Askush nuk mund ti fshijë as më së paku me shpifje e trillime.

Çka fituan ata dhe familjet e dëshmorëve ; lirinë , po nuk ishim të robëruar, barazinë po akoma nuk e arritëm as ata e as ne. A mund ti fshijë me shpifje dikush gjurmët e shtëpive të shkatërruara në viset shqiptare nga kanonadat e granatave të ushtrisë e policisë.?

Këta gjurmë a fituan kompensimin për atë pasuri që u shkatërrua dhe u dëmtua ? Ata që ranë për barazinë tonë a fituan të drejtën e pensionit si pala tjetër. Ata a shkollohen në universitetet publike gratis si pala tjetër?

Për Ata edhe për ne ,a e bëmë gjuhën shqipe të barabartë, jo në Veles e Shën Nikollë por në Tetovë, Gostivar, Shkup e Kumanovë.? E bajraku a ka diçka më ndryshe se para derdhjes së lotëve të këtyre familjeve, po është pak më i vogël.?

E pra, a mundet dikush me shpifje të shlyejë gjurmët në furgonin e Kushtrimit ?

A mundet dikush të shlyejë gjurmët e partive politike shqiptare, që prej tyre të mbeten vetëm DY ?

Ekzistojnë shumë gjurmë qe shumë vite , nuk mund të fshihen me shpifje ,por mund të konstatohen e vlerësohen me fakte.

Dhe a mund të fshihen me shpifje faturat e qytetarëve në Maqedoni , të monopolit të Telekomit dhe faturat e energjisë elektrike , gjurmë të trasha që këta qytetarë heqin të zinjtë e ullirit për ti përmbushur ato, si pasojë e gjurmëve kriminale të pushtetit.

As gjurmët e mira populli nuk do të lejojë të shlyhen ,por edhe gjurmët e lotëve të shumë nënave, grave, motrave dhe fëmijëve, me fakte e fanatizëm do të ruhen të mos mundet të shlyhen kurë nga historia.

Lajme të ngjashme

Back to top button