Njëqind pika, në rendin e ditës së seancës së 67 parlamentare

Deputetët, midis të tjerash, do të debatojnë për Propozimin për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e një pjesëtari të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë, për Propozim-ligjin e plotësuar për shpalljen e Qendrës së vjetër të qytetit të Manastirit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, si dhe për propozimet për ndryshimin e ligjeve për furnizimet publike, për veprimtari hotelierike dhe për sigurim shëndetësor.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshimin e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, për arsimtarë në shkollat fillore dhe të mesme, për pagën minimale, për buxhetet si dhe informacioni për problemin me zhvendosjen gjithnjë e më të madhe, veçanërisht të të rinjve nga Republika e Maqedonisë.

Kuvendi duhet t’i shqyrtojë edhe propozimet për ndryshimin e ligjit për tjetërsim, për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, për financimin e njësiteve të vetëqeverisjes lokale, për akcizat, për tatimet e pronës, për zonat zhvillimore teknologjiko-industriale, për sigurimin pensional dhe invalidor, për mbrojtje sociale, njofton Kanal 5.

Lajme të ngjashme

Back to top button