Kryeministri i Kroacisë ka ofendime të tjera për Serbinë

Me rastin e krizës së refugjatëve Serbia sërish ka marrë një kritikë nga kryeministri kroat, Zoran Milanoviq.

Siç transmetojnë mediat kroate, Milanoviq tha sot se Serbia nuk ka bërë asgjë për këtë çështje dhe se nuk po funksionon siç do të duhej ta bënte një shtet.

“Serbia nuk është një shtet i sapoformuar. Ju mund të keni më pak burime, por Serbia nuk është vend i botës së tretë dhe të mos bëjë absolutisht asgjë”, tha sot kryeministri kroat Milanoviq, transmeton N1.

Ai, tha se perëndimi është adresa e vetme për zgjidhjen e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button