Forcat e Assad-it granatuan një fushë loje, duke lënë të vdekur 20 persona

Gjatë sulmit me raketë të regjimit sirian, e cila është shkrepur në territorin që është nën kontroll të kryengritësve në vendin Vaer të qytetit Homs, kanë vdekur 20 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmin me rekatë i cili ka rënë në fushën e lojës vdiqën 20 persona, ndërsa 100 të tjerë u plagosën. Sipas të dhënave të mjekëve të kësaj zone, shumica e të pësuarve dhe të plagosurve janë fëmijë. Aktivistët lokalë konfirmuan se raketën e kanë shkrepur pjestarët e regjimit sirian të Bashar al-Assad-it. Të plagosurit janë transferuar në spitalet e improvizuara më të afërta që gjenden në atë zonë. Kohëve të fundit forcat e regjimit kanë intensifikuar sulmet në zonat e lartpërmenduara.

Lajme të ngjashme

Back to top button