Në Bosnje arrestohet një shtetas i Maqedonisë i cili trasportonte afganë në automjetin e tij

Policia e rajonit të Bërçkos të shtunën në një automjet transporti me targa të Maqedonisë zbuloi tre shtetas afganë, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari i lartë i shefit të policisë për çështjet e informacionit Halid Emkiq për AA konfirmoi se janë gjetur tre shtetas të Afganistanit.

“Dje rreth orës 16:30 në rrugën Bijeljina – Bërçko, në vendin Sandiç, policia e rajonit të Bërçkos ndaloi një automjet transportues me rimorkio. Gjatë kontrollit është vërtetuar se në pjesën e transportit kishte tre nënshtetas afganë. Pasi që tre personat në fjalë ishin të rraskapitur u është dhënë ndihma e parë mjekësore në spitalin e përgjithshëm. Me këtë rast është arrestuar drejtuesi i mjetit i cili është nga Maqedonia”, tha Emkiç.

Ai theksoi se për këtë rast është njoftuar Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës e cila urdhëroi që i arrestuari të trajtohet në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të trafikimit njerëzorë..

“Drejtuesi i mjetit i cili është nënshtetas i Maqedonisë me inicialet J.S i lindur në vitin 1967 është arrestuar, ndërsa për të gjitha është njoftuar Prokuroria e BeH-së. Të gjithë personat janë dorëzuar në Departamentin për të huaj”, tha Emkiç.

Lajme të ngjashme

Back to top button