Tomiq: Kriza me refugjatët ka marr përmasa globale

 

Pas Luftës së Dytë Botërore kjo është kriza më e madhe që ka goditur Europën. Me kalimin e kohës fluksi i refugjatëve po rritet. Kjo krizë tanimë nuk është regjionale, as ballkanike e as europiane, por ka marr përmasa globale. BE ka paralajmëruar ndihmë për vendet ku po kalojnë refugjatët, por kjo nuk mjafton, kështu thotë ambasadorja e Serbisë, Dushanka Divjak Tomiq, në intervistën e saj dhënë për REL, transmeton Portalb.

Ajo thotë se refugjatët nuk ka gjasa të mbeten në vendet ballkanike, sepse ata destinacionin final e kanë Europën Perëndimore.

Tomiq ka folur edhe për perspektivën e vendeve të Ballkanit drejt BE-së, me theks Maqedoninë dhe Serbinë.

“Nuk ka dyshim se kriza politike në Maqedoni ndikon në procesin euriontegrues. Megjithatë, besoj se Marrëveshja e Përzhinos do të ndihmoj që Maqedonia të del nga kriza. Ne presim që të gjithë vendet e Ballkanit të prosperojnë në aspektin eurointegrimeve. Ndonjëherë ne që jemi vende kandidatë bëjmë më tepër se vet vendet anëtare. Por, do të shohim si do të rrjedhin gjërat”, thotë ajo duke shtuar se është e vetëdijshme se mbetet edhe shumë për tu bërë por shpreson në rezultate pozitive.

Lajme të ngjashme

Back to top button