Merkel dhe Zuckerberg dakordohen që të luftohet gjuha fyese në Facebook

Mark Zuckerberg i ka premtuar Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel se do të kujdeset për masat kundër gjuhës së urrejtjes në Facebook. “Unë mendoj se ne duhet të punojmë për këtë çështje”, i tha Zuckerberg Merkelit në n​jë darkë të përbashkët e cila u dha me rastin e Samitit të OKB-së.
Dhe kjo përgjigje e tij erdhi pasi Merkel e pyeti atë nëse ai donte për të përmirësuar situatën… kurse shefi i Facebook Zuckerberg u përgjigj me “Po”.

Biseda në mes të dyve mundi të dëgjohet hapur në mikrofon i cili mesa duket ishte i hapur në Livestream të OKB-së.

Tashmë në mes të shtatorit, Ministri i Drejtësisë Heiko Maas (SPD) kishte takuar me përfaqësuesit e Facebook në Berlin. Maas kishte kërkuar nga Facebook të punonte në këtë drejtim pasi përdoruesit kishin botuar parulla çnjerëzore dhe ekstremiste kundër refugjatëve në rrjetin social.

Lajme të ngjashme

Back to top button