Xhemati i Xhamisë në Wetzikon ndihmon Shipkovicën

Xhemati i Xhamisë së Wetzikonit në Zvicër tradicionalisht gjatë festës së Kurban bajramit ndihmon familjet skamnore në vendlindje. Kështu që kryesia e xhamisë ka vendos që këtë vit të ndajë 140 paketa me mish për familjet në fshatin Shipkovicë të cilët pësuan nga vërshimet e muajit gusht. Ata sot qëndruan në këtë fshat të ndihmuar me logjistikë nga Shoqata Humanitare Kalliri i Mirësisë, ku bënë shpërndarjen e paketave me mish kurbani.

Imami i Xamisë së Wetzikonit në Zvicër magjistër i shkencave teologjike Bashkim efendi Aliu, foli për qëllimin e këtij aktiviteti. Ndihmat janë ndarë në xhaminë e fshatit shipkovicë, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i Xhamisë Idrish Ibishi, u shpreh se ky aksion është ndërmarrë për të ndihmuar fshatin Shipkovicë.

Në ndërkohë Afrim Ameti i cili humbi dy fëmijë gjatë vërshimeve u shpreh falënderues për të gjithë ata që solidarizohen. Ai thotë se ende nuk ka filluar ndërtimi apo ridnërtimi i shtëpive.

Ndryshe, xhamia e Wetzikonit në Zvicër është e njohur për aktivitetet e saja, ku vite me radhë mishin e kurbanit e kanë ndarë në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa këtë vit kanë vendosur këtë mish ta sjellin në Shipkovicë.

Ndryshe gati se do të mbushen dy muaj nga vërshimet katastrofale në Shipkovicë, Reçicë dhe Poroj, akoma në këto vendbanime vazhdojnë të vijnë ndihma për çka banorët janë mirënjohës por rindërtimi i shtëpive ende nuk ka filluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button