Merkel: Prioritet ëshë zgjidhja e problemit i cili ka detyruar refugjatët të braktisin shtëpitë e tyre

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një fajlim në samitin e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se nuk ekziston vetëm një zgjidhje për krizën me refugjatët, por se prioritet paraqet zgjidhja e problemit për shkak të të cilit, refugjatët janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që deri në vitin 2030 të çrrënjosë varfërinë e skajshme.

“Dëshirojmë të ndryshojmë botën, dhe këtë mund ta bëjmë” ka thënë ajo, dhe ka shtuar se Gjermania është e gatshme të përdorë 0,7 për qind të të ardhurave kombëtare, si ndihmesë për zhvillim.

Kancelarja gjermane ka thënë se për zhvillim nevojitet paqe ndërsa lufta, terorizmi dhe ikja nga dhuna humbasin shpresën e miliona njerëzve për një të ardhme më të mirë.

Nga ana tjetër Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se shpreson që shtetet e zhvilluara të mbajnë premtimin lidhur me zgjidhjen e probemeve që kanë të bëjnë me ngrohjen globale.

Presidenti i Egjiptit i ardhur në pushtet me anë të puçi ushtarak, Abdulfettah es-Sisi, në fjalimin e tij ka thënë se bashkësia ndërkombëtare detyrimisht duhet të ballafaqohet me problemet siç janë terorizmi, i cili sipas tij pamundëson zhvillimin dhe dëmton paqen dhe stabilitetin.

Sisi ka theksuar se populli i Egjiptit është duke i luftuar ata të cilët tentojnë të pengojnë këtij shteti një të ardhme më të ndrithshme dhe ka kërkuar  nga shtetet e pasura të ndihmojnë ato të varfërsa që të sigurojnë vetë zhvillimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button