Angellov: Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Greqisë shkojnë në linjë përpjetë

“Do ta marr guximin të them se marrëdhëniet diplomatike mes të Maqedonisë dhe Greqisë janë në një linjë të butë përpjetë për të cilat tashmë kemi disa lëvizje të caktuara, duke shikuar nga fakti se në muajt e fundit kemi një rritje të komunikimit, gjë që nuk ishte më pare” deklaroi ambasadori i Maqedonisë në Greqi Darko Angellov.

Ambasada e Maqedonisë në Athinë organizoi, pritje për të shënuar 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, respektivisht nga marrëveshja e përkohshme dhe 24 vite të pavarësisë së Maqedonisë.

Në këtë pritje morën pjesë ambasadorë të huaj, përfaqësues të autoriteteve greke dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe maqedonas që jetojnë në Greqi. Ambasadori Angellov në fjalimin e tij theksoi se kur dy vende shënojnë përvjetor, është e zakonshme për të shkuar mbrapa dhe të analizohet se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, ai u fokusua në të ardhmen, duke theksuar se në marrëdhëniet mes dy vendeve, në 20 vitet e fundit kanë mbetur shumë potenciale të pashfrytëzuara.

“Qasja ku e kemi synimin dhe fokusohemi, është ajo që duhet të na afrojë, e jo çështjet që na ndajnë. Ka një listë të gjatë të çështjeve që na bashkojnë, ku ne bashkërisht do të bëjmë përpjekje. Ato janë bashkëpunimi ekonomik, e cila është shumë e mirë në dy dekadat e fundit, edhe pse është ende larg niveleve optimale, përforcimi e kontakteve njerëzore dhe bashkëpunimi në arsim, kulturë dhe siguri. Diçka që fuqishëm na rikujtoi kriza e përshkallëzuar me emigrantët dhe refugjatët në kufijtë tanë”, tha Angellov dukje theksuar se një qasje e tillë mund të arrihet deri në marrëveshje mbi masat e ndërtimit të besimit.

Pas pritjes, ambasadori i Maqedonisë në deklaratën për media theksoi, se është shumë me rëndësi që komunikimi mes dy vendeve ka filluar të bëhet në baza ditore. Duke komentuar rizgjedhjen e qeverisë greke, ai shfaqi shpresë se të dyja palët do të mund t’u përkushtohen edhe punëve më konkrete dhe rezultateve të asaj që është konkluduar së pari, e ato janë masat për ndërtimin e besimit, të cilat në fakt duan të thonë edhe bashkëpunim praktik mes dy vendeve.

“Qasja në muajt e fundit është ajo që ne me vite e propozojmë si vend dhe Qeveri, për të mos i lënë pas dore marrëdhëniet praktike në llogari të asaj që është e qartë, të paktën deri më tani, çështja e pakapërcyeshme që na ndanë”, tha Angellov, transmeton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button