Prindi gjen drogë te djali, e dërgon në polici

Një rast i rrallë ka ndodhur në Vushtrri, ku një prind e ka dërguar në polici fëmijën e tij, pasi që tek ai ka zbuluar një sasi të narkotikëve, shkruan Koha.net.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se tek i riu ishte gjetur një sasi e vogël substance të narkotikëve.

“Sot në mesditë një prind ka sjellë të birin e tij në stacionin policor në Vushtrri, pasi që ai në rrobat e djalit të tij 16 vjeçar kishte gjetur një sasi të vogël të narkotikëve. Veprimi i këtij prindi për të raportuar rastin në polici dhe për ta sjellë të birin, tregon se ai dëshiron që dyshimet e tilla për djalin e tij të trajtohen nga autoritetet përkatëse, siç është policia”, tha Zahiti.

Ai bëri të ditur se me këtë rast policia ka iniciuar procedurë ndaj të riut, për posedim të substancës narkotike.

Lajme të ngjashme

Back to top button